U mbyt duke peshkuar, i vëllai rrëqeth me fjalët që thotë për të
Ditën e hënë një 54-vjeçar u mbyt në ujërat e lumit Drin në Lezhë. Kujtojmë këtu se ngjarja ndodhi në orët e pasdites në afërsi të fshatit Ishull-Lezhë.
Viktima ishte Agim Zeqja nga Lezha. Ai ishte duke peshkuar në momentin, kur u mbyt në ujërat e Drinit.
Edhe pse kanë kaluar tre ditë trupi i tij nuk është gjendur ende. Familjarët e tij bëjnë apel për ndihmë dhe fajësojnë shtetin se ka dërguar në vendin e ngjarjes polumbarë amatorë pa mjetet e nevojshme.
Vëllai i viktimës është shprehur kështu për Fax News:
Sot është dita e tretë që nga humbja e vëllait, përsa i përket shtetit, ka ardhur formalisht në darkë pas 6 orësh, kanë bërë një zhytje amatorësh. Sa i përket ditës së djeshme, mund të themi se ishte e papërshtatshme nddërhyrja, por sot ora është 13 dhe ende asgjë. Sa i përket shoqërisë dhe çunave me skafa privatë dhe të gjitha mjetet kanë qenë në gadishmëri, ndërsa shteti pothuajse nuk funskionon fare. I bëj apel shtetit që të vihet në lëvizje për të gjetur vëllain tim. Është turp që shteti vjen me dy amator polumbarë, pa një mjet lundrues e pa asgjë tjetër, thjeshtë formalisht.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



