E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U përfshi në një skandal korrupsioni, jep dorëheqjen kancelari i Austrisë! Ja kush është zëvendësuesi i tij
Publik News

U përfshi në një skandal korrupsioni, jep dorëheqjen kancelari i Austrisë! Ja kush është zëvendësuesi i tij

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz tha të shtunën se do të japë dorëheqjen pasi po hetohet nën dyshimin për vepra korrupsioni.

Kurz tha në një deklaratë për mediat se ai po propozonte Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg, një diplomat karriere, si pasardhësin e tij.

“Vendi im është më i rëndësishëm për mua, sesa unë. Ajo që nevojitet tani është stabiliteti. E mora këtë vendim për të zgjidhur ngërçin“, tha Kurz në një konferencë për shtyp nga zyra e tij në Vjenë.

Kurz planifikon të mbetet udhëheqës i partisë së tij konservatore dhe të marrë përsipër drejtimin e grupit parlamentar, shtoi ai.

Prokurorët austriakë bastisën këtë të mërkurë zyrat e partisë konservatore të kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Sebastian Kurz, konfirmoi më 12 maj 2021 se ai është nën hetim nga autoritetet anti-korrupsion për akuza të rreme. Kjo, pas një deklarate të bërë prej tij në një komision parlamentar që kishte hetuar të ashtuquajturën çështja “Ibiza”, e cila çoi në rrëzimin e nënkryetarit të atëhershëm Heinz-Christian Strache.

Kjo erdhi pas publikimit të një video, ku Strache shfaqej duke ofruar favore për një investitor të pretenduar rus në këmbim të mbështetjes për Partinë e tij të Djathtë Ekstreme të Lirisë.

Supozohet se video ishte regjistruar në ishullin spanjoll të Ibiza-s, pak para zgjedhjeve të Austrisë të vitit 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.