E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U përjashtuan nga FIFA, reagon Federata ruse e Futbollit: Kategorikisht kundër, do të apelojmë
Lajme

U përjashtuan nga FIFA, reagon Federata ruse e Futbollit: Kategorikisht kundër, do të apelojmë

Federata Ruse e futbollit ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin e FIFA-s për ta përjashtuar klubet dhe përfaqësueset e saj nga aktivitetet ndërkombëtare. Me një komunikatë, kundërshtarët e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre për këtë vendim që erdhi si pasojë e ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

“Federata ruse është kategorikisht kundër vendimit të FIFA-s dhe UEFA-s për të pezulluar për një periudhë të pacaktuar të gjithë skuadrat ruse nga pjesëmarrja në aktivitete ndërkombëtare.

Ne vlerësojmë se ky vendim është në kundërshtim me parimet e konkurrimit ndërkombëtar, ashtu si edhe shpirtit sportiv. Ka një karakter të dukshëm diskriminues dhe dëmton një numër shumë të madh atletësh, trajnerësh dhe punonjësish klubesh e ekipesh kombëtare, miliona tifozë rusë dhe të huaj, interesat e të cilëve duhet të tutelojnë në parim organizatat sportive ndërkombëtare.

Veprime të tilla po përçajnë komunitetin sportiv botëror i cili ka aderuar gjithmonë në parimet e barazisë, respektit reciprok dhe pavarësisë ndaj politikës.

Ne rezervojmë të drejtën që të apelojmë vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s në konformitet me të drejtën sportive ndërkombëtare”, shkruhej në reagimin e Federatës Ruse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.