U plagos në atentatin në Rinas, ndërron jetë Muçi Shaljani
Muçi Shaljani, personi që u plagos rëndë në atentatin e kryer ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor, në zonën e rrethrrotullimit të Rinasit, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Pas katër ditësh në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës, ai ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Shaljani, i njohur në zonë edhe me mbiemrin Sheqeri, u godit nga breshëria e plumbave gjatë sulmit, duke pësuar gjithsej dhjetë plagë, përfshirë edhe dy të shtënë në kokë që rezultuan fatale.
Ngjarja ka tronditur komunitetin, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e përgjegjësve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



