E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Udhëtimet e Ramës me charter/ Lubonja: Duhet transparencë! Nëse
Lajme

Udhëtimet e Ramës me charter/ Lubonja: Duhet transparencë! Nëse

Nëse kryeministri ka një kontratë si lojtarët e mëdhenj që marrin miliona e vënë reklama si Ronaldo e Mesi…

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar udhëtimet me charter të kryeministrit Rama, duke thënë se duhet të bëhet transparencë.

Në emisionin “Open” në News24, Lubonja teksa e krahasoi këtë situata me Italinë, u shpreh se kur “Renci ka përdorur charter është bërë skandal i madh”.

“Shihni sa udhëtime me charter ka bërë Albin Kurti edhe ato të shteteve të mëdha e do shihni se është skandal për ato shtete jo më për një shtet si i yni.

Rama mund të ketë udhëtuar edhe falas por askush s’të jep gjë falas pa marrë diçka në këmbim. Duhet transparencë. Hyjmë në rreth vicioz, nuk hapet asnjë komision parlamentar për këtë çështje.

Renci në Itali ka përdorur charter është bërë skandal i madh. Që Italia ka 60 mln banorë. Udhëtime të sheikëve dhe pasanikëve të mëdhenj, por kaq udhëtime kryeministri i vendit më të varfër në Europë, e mjaftueshme që të kuptojmë në ç’vend po jetojmë.

Nëse kryeministri ka një kontratë si lojtarët e mëdhenj që marrin miliona e vënë reklama si Ronaldo e Mesi, kontratat janë zyrtare aq më tepër një kryeministër që punoka si reklamues i një kompanie.

Na thotë hani këtë supën time ose hidhuni nga dritarja se nuk keni ç’bëni”, tha Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.