UEFA nis hetimin për gjestin e Simeones. Rrezikon edhe Juventusi për shkak të…
UEFA ka hapur një hetim disiplinor pas gjestit të Diego Simeones, duke festuar golin e parë ndaj Juventusit, në sfidën e të mërkurës së kaluar.
Simeone, pas golit të 1-0 shënuar nga Himenez, u kthye nga tifozët dhe me të dy duart kapi organet e tij gjenitale.
Data se kur do të mbahet çështja e trajnerit argjentinas, mbetet ende për t’u vendosur, e për të parë më pas nëse do të merret apo jo ndonjë masë ndaj tij.
Ndërkohë, siç raporton UEFA, një hetim është hapur edhe ndaj Juventusit.
“Zonja e Vjetër” është nën akuzë, për vonesa në nisjen e pjesës së dytë, gjë kjo e dënueshme nga UEFA, por gjithsesi vendimi mbetet për t’u parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



