E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UEFA pezullon për dy ndeshje Mirlind Dakun
Sport

UEFA pezullon për dy ndeshje Mirlind Dakun

Pas një hetimi të hapur në lidhje me incidentet që ndodhën para dhe pas ndeshjes me Kroacinë, UEFA tashmë ka marrë vendimin e saj në lidhje me Mirlind Dakun.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka vendosur që futbollistin shqiptar ta dënojë me dy ndeshje pezullim.

Si rezultat i këtij dënimi Daku tani nuk do të ketë të drejtë loje ndaj Spanjës si dhe do të mungonte në raundin tjetër në rast kualifikimi të Shqipërisë.

Ky dënim për Dakun vjen pasi ai kishte përdorur fjalë fyese ndaj maqedonasve dhe serbëve me të përfunduar ndeshja me Kroacinë.

Më herët gjatë ditës Shqipërisë iu shqiptua një tjetër dënim nga UEFA, pasi për shkak të ndezjeve të fishekzjarreve, pushtimit të fushës nga tifozët dhe transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, ata u dënuan me një gjobë prej 47,500 euro.

Shqipëria nesër (e hënë) do ta luajë ndeshjen ndaj Spanjës e cila është përcaktuese për fatin e saj në Kampionatin Evropian

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.