E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ujërat e zeza pushtojnë konviktin nr.12 në Qytet Studenti
Denoncime

Ujërat e zeza pushtojnë konviktin nr.12 në Qytet Studenti

Studentët jetojnë mes erës së rëndë dhe mungesës së reagimit

Prej më shumë se një jave, studentët e konviktit nr.12 në Qytet Studenti, Tiranë, po përballen me një situatë alarmante higjieno-sanitare. Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke përmbytur pjesë të ambienteve të jashtme të konviktit dhe duke përhapur erë të padurueshme në të gjithë zonën përreth.

Sipas dëshmive të vetë studentëve, era e rëndë e ka bërë të pamundur hapjen e dritareve, qëndrimin në dhoma dhe zhvillimin normal të studimeve. “Nuk mund të mësojmë, nuk hapim dot dritaret. Ka një javë që ka filluar fakulteti dhe s’e përballojmë më këtë gjendje. Ju lutem, jeni shpëtim për ne!”, thuhet në një mesazh denoncues që ka mbërritur në redaksi nga një prej studentëve të konviktit.

Studentët pretendojnë se i janë drejtuar administratës së Qytetit Studenti dhe institucioneve përkatëse, por asnjë reagim apo zgjidhje konkrete nuk është dhënë deri tani. “Kemi telefonuar, kemi dërguar ankesa, por askush nuk përgjigjet. Është e turpshme të jetosh në këto kushte”, shprehen ata.

Kjo ngjarje risjell në vëmendje degradimin e infrastrukturës në konviktet e Tiranës dhe mungesën e mirëmbajtjes së sistemit të kanalizimeve, që kthehen në rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik. Specialistët paralajmërojnë se kontaktet e zgjatura me ujërat e ndotura mund të shkaktojnë sëmundje infektive dhe probleme respiratore.

Studentët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Qytetit Studenti, duke theksuar se situata nuk mund të shtyhet më.

“Vetëm ju na shpëtoni, ju lutemi në emër të gjithë studentëve,” përfundon apeli i tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.