E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ujësjellësi i Veliajt  jep 200 milionë për Shkëlqim Kupën, ndonëse katër të tjerë ofruan më pak
Publik News

Ujësjellësi i Veliajt jep 200 milionë për Shkëlqim Kupën, ndonëse katër të tjerë ofruan më pak

Tenderat vazhdojnë përditë që të përdoren si një mënyrë për kalimin e fondeve nga populli në shërbim të firmave dhe oligarkëve që fshihen pas tyre. Ky proces i pandalshëm tashmë prej vitesh, rezulton se në mbi 95% të rasteve nuk ndiqet apo hetohet nga askush nga personat dhe institucionet që kanë detyrim ligjor për ta bërë.

Tenderi në vijim i denjë për hetim, është organizuar nga SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, institucion në varësi direkte të Bashkisë Tiranë. Numri i referencës është REF-51472-11-30-2022 dhe ka si objekt “Rikonstruksion rrjet ujësjellësi dhe spostim i kolektorëve të ujësjellësit në Tufinë (ish Poligoni Lazaret)”.

Fondi limit i procedurë është 20,236,944 lekë të reja pa TVSH ose rreth 242 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse shohim dokumentacionin e kësaj procedure shikohet se fituese është shpallur kompania KUPA në pronësi të shtetasit Shkelqim Kupa.

Ky i fundit është akuzuar në disa media si person “maskë” pas të cilit fshihet një oligark i fuqishëm. Kompania në fjalë ka fituar për vlerën 16,166,797 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Është mjaft interesant fakti se të paktën 4 kompani të tjera kanë ofruar vlera më të vogla sesa KUPA e megjithatë nuk kanë fituar. Ky fakt ngre dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar i cili ka futur “në xhep” plot 200 milionë lekë nga paratë e taksapaguesëve të Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.