Ukraina dhe Rusia firmosin marrëveshjen në Turqi për të lejuar eksportin e grurit
Ukraina dhe Rusia kanë firmosur një marrëveshje për të lejuar Kievin të rifillojë eksportin e grurit.

Marrëveshja mes dy vendeve është firmosur në Stamboll me ndërmjetësimin e Turqisë si dhe OKB-së.
Marrëveshja e re e nënshkruar në Stamboll mundëson bartjen e eksporteve të grurit nga Ukraina, teksa bota rrezikon të përballet me krizë ushqimore, kryesisht për shkak të sulmit të paprovokuar të Moskës.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka përshkruar paktin si “marrëveshje për botën”.
Ukrainën e ka përfaqësuar ministri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, ndërsa Rusinë ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, Erdogan ka thënë se kjo marrëveshje do të ndihmojë në rritjen e sigurisë për ushqim dhe kontrollim të inflacionit në botë.
“Jemi krenarë që jemi përfshirë në këtë iniciativë, e cila do të ketë rol të madh në zgjidhjen e krizës globale, që ka qenë në agjendë për kohë të gjatë”, ka thënë Erdogan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



