E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ukrainë/ Ushtria ruse lëshoi 14 dronë rusë gjatë natës
Lajme

Ukrainë/ Ushtria ruse lëshoi 14 dronë rusë gjatë natës

Rusia lëshoi 14 dronë sulmues dhe 5 raketa në Ukrainë gjatë natës, tha më 25 janar forca ajrore e Ukrainës, e cila shtoi se u rrëzuan njëmbëdhjetë prej tyre.

Qyteti-port, Odesa, u sulmua dy herë nga dronët rusë gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper në “Telegram”.

Rusia shënjestroi gjithashtu Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, me 5 raketa të drejtuara kundërajrore S-300, tha mbrojtja ajrore.

Kiper tha në “Telegram” se gjatë sulmit në qytetin-port të Detit të Zi u plagosën dy persona.

“Me gjithë punën efektive të mbrojtjes ajrore për të zmbrapsur sulmet e armikut, për fat të keq, një objekt industrial u godit në Odesa dhe ndërtesat e banimit dhe infrastruktura civile u dëmtuan,” tha Kiper.

Lidhur me këtë nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia.

Në javët e fundit, Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa në shënjestrat civile në Ukrainë, duke shkaktuar një mori vdekjesh, plagosjesh dhe dëmesh materiale.

Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në periudhën 29 dhjetor 2023 – 2 janar 2024, Rusia ka nisur më shumë se 500 dronë të prodhuar prej Iranit, në qytetet ukrainase.

Kjo valë sulmesh ka rritur presionin në kapacitetet ajrore për mbrojtje të Ukrainës, dhe rezervat e municioneve, për çka presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtuar thirrjet ndaj aleatëve që t’i ndihmojnë Kievit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./ REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.