E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ulerime zgjedhore sot dhe te henen, SUS!
OP-ED

Ulerime zgjedhore sot dhe te henen, SUS!

Beni analistin edhe sot e neser se te henen kercet dajaku si ne harados:

Pasi t’ju mashtrojne sot e neser dhe t’jua marrin voten, me tyrlilloj marifetesh, ma kap pak panoramen te henen ose te marten.

1- Koalicion PS -PD (Njelloj siç jane sot). Rama-Basha: Ky ishte verdikti i popullit dhe ne do te respektojme sovranin dhe vullnetin e tij. Koalicion me baze te gjere per te permbushur reformat. Bashkepunimi dymojor rezultoi i frytshem dhe ndjejme se ai mund te shkoje perpara. Dy tre slogane fantastikë, nje koncert me Çiljeten, pak humor me Mamaqin edhe iku, rreshkiti. Gjithe dynjaja ne plazh se nuk ka me njeri nerva. LSI eshte ortak i rende. Me mire e ndajme tepsine bashke. Votuesit, militantet mbesin si bark kalamajsh kur thote Kapllan durrsaku.

2- Koalicion PD-LSI me trysnine e Berishes. Tak, kapercim ylberit edhe njehere, e ka fajin Rilindja se LSI-ja marrshin ka patur jo timonin. Militantet e PS dhe te PD si bark kalamajsh prape.

3- Koalicion serish PS-LSI. Respektojme verdiktin e sovranit. U kerkuam shqiptareve te na japin timonin nuk na e dhane. Per reformat dhe integrimin te harrojme te kaluaren dhe te perveshim menget me qetesi dhe dashuri. Sharjet dhe tensionet ishin pjese e kuptueshme e fushates dhe duhet t’i leme pas kraheve ato dite te veshtira. Militantet si bark kalamajsh.

4- PS-PDIU, shumice ne kufijte e 71 votave me pak blerje djathtas nga emrat e PS ke lista e Lulzimit. PD-LSI ne opozite, Qeveria bie shpejt dhe serish ne zgjedhje te parakohshme. Militantet si bark kalamash.

5- Fitore e thelle e Rilindjes (qe nuk ka gjasa te ndodhe per arsye te konsumimit ne pushtet) me ndihmen e fshehte te Bashes. PS ne pushtet e vetme me ndonje aleat te vogel. Basha konsolidon lidershipin ne PD, pastron partine prej influences se Berishes dhe pret postin e kryeministrit i qete (sipas tij) drejt 2021. Serish militantet e te gjitha paleve si bark kalamajsh.

5- Ben Blushi, Sfida, e te tjere nuk njohin zgjedhjet ise u kane vjedhur votat.

6- Ambasada USA dhe BE. Zgjedhjet nuk ishin perfekte por me te mirat qe jane bere ndonjehere.

Ti qe ke punen dhe buken e femijeve te lidhur me ta, sigurisht do te votosh ate qe te ka genjyer me embel. Ti qe voton per inat te mullixhiut dhe ti qe nga kjo histori nuk fiton asgje, nuk ke arsye te votosh. Demokracia kur eshte e semure duhet ta preke refuzimin popullor. Nese voton kot sepse te kap vala apo hatri i dikujt dije mire se:
Pas çdo kamxhiku qe do te percelloje lekuren diten e hene e tutje, pas çdo “skene e mjeti krimi” ndaj teje fshihet identikiti yt, fshihen shenjat e gishterinjve te tu!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.