E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ulliri e ka zakon të bëj çdo vit” Enver Hoxha
OP-ED

“Ulliri e ka zakon të bëj çdo vit” Enver Hoxha

Ylli Dylgjeri

Me këtë parrullë të shkëputur nga një fjalim i Enver Hoxhës, bënim propagandë me rininë. Për tia ngulur në kokë, e për ta gdhëndur si parrullë kodrave anë e kand vëndit. Kjo fjalë e Tij duhet të shkonte në çdo fshat, aty ku kultivohej ky dru i artë. Duhej të shkonte e të zinte vënd në çdo fshat edhe për faktin se në traditë thuhej që ulliri bën një herë në dy vjet. Ndaj dhe nuk i shërbenin dhe e harronin si dru të egër. Udhëheqësi i kohës, Enveri, meqë bujqësia ishte çështje e gjithë popullit e hodhi këtë parrullë. Po sot që për analogji kanabisi është bërë prap çështje e të gjithëve, e së fundi dhe e eropianëve a nuk ka vënd për më shumë prapagandë?

Mu kujtua sot ky sllogan pasi lexova letrën  që zoti Rama i ka dërguar kancelarive europiane për luftën kundër drogës. Dakort me letrën. Me në fund e pranuam që jemi kanabizuar. Tani që ktheu, po sensibilizojmë edhe europianët pasi i helmuam. Po këtu brënda nesh, në fshatin tonë, a po sensibilizohen kultivuesit e kannabisit se tek e fundit kjo bimë të vret, e të çon në burg? Aq më shumë që kjo bimë nuk është si ulliri që prodhonte 1 herë në dy vjet! Kannabisi me pak më shumë punë prodhon edhe 2 herë në vit. Aso kohe propaganda bujqësore kishte edhe institucionet e saj me kuadro. Sot kemi median e portale por nuk kemi njeriun e përgjegjshëm për këtë punë. Kemi bilbilfryrësa në administratë e nuk kemi bilbila në fshat! Ndaj veç policisë e SHIKU-t këtë punë e bën mirë edhe ashiku i fshatit. Ndaj kërkohet më shumë vullnet e bashkëveprim për të ndryshuar traditën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.