E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Unë e kuptoj varfërinë, por si nuk pashë një film shqiptar për varfërinë!
OP-ED

Unë e kuptoj varfërinë, por si nuk pashë një film shqiptar për varfërinë!

 Artan Fuga 

Çfarë drame, mungesa e dramave!!!

Unë e kuptoj varfërinë, por si nuk pashë një film shqiptar për varfërinë.

Unë e kuptoj drogën, por si nuk pashë një dramë shqiptare me tematikë tragjike nga droga.

Unë e kuptoj emigrimin, por si nuk pashë një poezi të fuqishme ose vëllim poetik nga autorë shqiptarë që të na drithëronte për të.

Unë e kuptoj konfrontimin trupor të shqiptarit me natyrën, por si nuk dëgjova për një shfaqje cirku që të tërhiqte masat.

Unë i kuptoj barcaletat dhe thashethemnajën popullore, por si nuk pashë një koncert që të tundte ndërgjegjet e përgjumura me valle dhe këngë popullore.

Unë nuk kuptoj ku shkuan filmat, dramat, poezitë, cirku, për të mos thënë shfaqjet me artin muzikor popullor shqiptar.

Ku vajti arti ynë???

Vetëm një llollollollo e pafuntme që ka zëvendësuar estradën, cirkun, dhe një popull i privuar nga arti i vet.

Çfarë kazani bosh!

Çfarë drame mungesa e dramës!!!

Një banalitet dhe mediokritet që vret!

Simboli i gjithë kësaj është shndërrimi i ndërtesës së ish Kinostudios në tre pjesë kompementare:

1. Ministria që bën strategji si të bëjmë strategji.
2. Televizione komerciale që sigurisht do të donin që e gjithë koha e shqiptarit të harxhohej para ekranit.
3. Shkolla e filmit kur filma nuk ka më.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.