Unë nuk dua të Ulësh taksat Z. Basha
Kur zoti basha të më ulë taksat do të zgjedh një shkollë private edhe më të mirë për vajzën edhe sa herë të kem një dhimjbje koke do të marr avionin dhe do të shkoj në Austri për vizitë mjeksore.
Por unë nuk dua të më ulësh taksat zoti Basha, Dua që qeveria shqiptare të financojë arsimin parauniversitar. Që të mos jemi të fundit në rajon. Serbia harxhon 11.2% të GDP për kapita, për një nxënës në arsimin parauniversitar dhe Shqiwria vetëm 8% të PPB për kaptia …… Më premto që do të financosh arsimin paraunviersitar duke e cuar të paktën sa Serbia e arfët.
Sot shpenzimet për shendëtësinë kapin vlerën 870 milion euro , dhe 57 % e tyre Shqiptaret i paguajmë nga xhepat, sepse shteti mbulon vetëm 47% të tyre. Në Europë qyetetarët paguajnë vetëm 16 % të shpenzimeve privatisht.
Mos më ul taksën zoti Basha por na bej te ndihemi europian duke financuar me taksat e mia shërbimin shëndetësor. Nësë ti më ul taksën mua unë do të kem mundësi ta blej shërbimin më të mirë shëndetësor, biles jashte vendit , por nuk ndihem e shëndetshme kur te shoh fytyrën e zbehtë të fqinjit tim që nuk mund te marr shwrbim.
Mos më ul taksën zoti Basha, përkundrazi ngrije atë dhe rrit pensionin e nenes time .Që mos të ndihet keq sa hërë që i duhet të ngrerë telefonin e të më thotë që ilacet i kanë mbaruar. Dua të ndihet mirë e ti blej vet ato.
Mos lufto oligarkinë zoti Basha, biles hiqe fjalën luftë nga fjalori, Taksoje oligarkinë. Takso progresivisht pasurinë (shtepine e dyte edhe te trete ) dhe jo të ardhurat nga puna.
Mos u jep shqiptarëve të zënë nën thundrën e padijes , gënjeshtra të dobishme që qëtësojnë si morfinë dhimbjet e paditurisë . Se për këdo që mendohet pak me gjatë e kupton që nuk mund të ketë ulje të përkoheshme për dicka që nga nga natyra eshtë e përhershme.
Se nuk jenë më bizneset e 30 viteve më parë. Biznesit e dinw qw nuk e ka penguar taksa që të rritet, por e kanë penguar .monopolet të cilat i kemi 30 vite që i mbrojmë me ligje, sic mbrojmw egjemonine e liderave te perjetshem.Nuk janë taksat që rrisin shtresën e mesme por punët e mira dhe cilësore që vijnë prej dijes.
Nëse ndonjë ditë bëhesh Kryeministër mos ma ul taksën,por perpiqu qw Shqipëria te jete një vend më të mirë edhe i drejte për të jetuar. Me taksat e ulta kam blere veshje te bukura , kam blere shkolla private per femijet e mi kam blere sherbim shendetsor por nuk kam blere dot një nam më të mirë për Shqipërinë , nga emri i te ciles nuk divorcohem dot.
Mos ma ul taksën sepse nuk dua të dëgjoj më vajzën time që edhe pse rritet mes të mirash të thotë nuk dua të jetoj më në këtë vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



