United ndjek liderin në Angli, mposht Arsenalin
Manchester United ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Premier Leagues angleze.
Një ndeshje vërtet e tensionuar ku pati 5 kartona të verdhë dhe një të kuq, ndërsa Arsenali nuk shfrytëzoi si duhet rastet e krijuara.
Dy golat e parë për United u shënuan në minutat 4’ dhe 11’ nga Valencia dhe Lingard. Arsenali reagoi duke shkurtuar diferencën 1-2 me anë të Lacazette (49’).
Paul Pogba u përjashtua nga ndeshja në minutën e 74’ pas një ndërhyrjeje të ashpër në Hector Bellerinin.
Me këtë fitore skuadra e Jose Mourinhos mban vendin e dytë me 35 pikë të grumbulluara, pesë më pak se Manchester City kryesues.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



