Universiteti Bujqësor i Tiranës forcon bashkëpunimin me Universitetin BOKU në Vjenë
Një ekip nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku u prit sot në ambientet e University of Natural Resources and Life Sciences (BOKU), në Vjenë nga Rektorja e re e këtij Universiteti Prof. Dr. M. Eva Schulev-Steindl.
Ky takim mbështeti dhe ritheksoi rëndësinë e marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy universiteteve, UBT dhe BOKU, me qëllim zgjerimin e bashkëpunimit akademik në fushën e trajnimit, kërkimit shkencor, zhvillimit të kurrikulës, arsimit, zhvillimit institucional, përhapjes së informacionit dhe shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik.
Universiteti i BOKU do të jetë partneri strategjik dhe modeli orientues për realizimin e objektivave dhe Strategjisë Afatgjate të Zhvillimit të UBT-së “UBT 2030”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



