E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
USA, numri i të infektuarve shkon në 52 mijë
Publik News

USA, numri i të infektuarve shkon në 52 mijë

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po mendon të vendosë në karantinë Nju Jork, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Ne do të dëshironim ta shohim atë të karantizuar sepse është një pikë e nxehtë, jam duke  e menduar këtë mundësi”, tha ai.

trump

Ai foli ndërsa rastet e konfirmuara në shtet u rritën në më shumë se 52,000, rreth gjysma e totalit të të infektuarve në SHBA.

Por guvernatori i shtetit, Andreë Cuomo, tha se ai nuk kishte diskutuar masa të tilla me presidentin.

“Unë nuk fola me të për ndonjë karantinë”, tha ai.

Duke folur për mediat para se të nisej për të vizituar një anije spitalore të Marinës në Virxhinia, Trump tha se “New Jersey dhe pjesë të caktuara të Connecticut gjithashtu mund të karantinizohen”.

“Mund të mos kemi nevojë ta bëjmë, por ekziston mundësia që së shpejti të bëjmë një karantinë, për një afat të shkurtër, dy javë,” tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.