Ushtar “Llesh Kimiku” dhe “Peppa Pig”
Naim Noka
Aura po flinte si zakonisht në krevatin e saj mbrëmë para se të zgjohej me sy të skuqur që i përvëlonin dhe marrje fryme . E kishte zënë gjumi bashkë me setin e kukullave të saj ” Peppa Pig”. Ajo ka krijuar nga seriali i famshëm anglez një imazh krejt të ngrohtë dhe ka mësuar një anglishte të pastër me plot dashuri për “Peppa Pig”. Sonte në nerva e sipër, sypërlotur dhe faqeskuqur fillova të të mallkoja ministri im Llesh Kimiku : – Po kaq derr me zile je mo Llesh, O Ramë O kryederr bashkë me ushtar Kimikun, në djall vafshi që na e solle gazin deri në krevat, brenda në shtëpi? Nuk e di në ke mbesa a nipër dhe uroj të jenë mirë dhe të gëzuar.Do të doja me shpirt që të mos zgjohen kurrë plot ngashërim e makth nga gazi helmues si Aura mbrëmë. Nuk e di çdo të bënte shefi yt nëse gazi helmues do të zgjonte të tromaksur Zahon, duke lotuar dhe me probleme në frymëmarrje ashtu si u zgjua Aura mbrëmë e tromaksur. Por Fundja Aura dhe Zaho nuk kanë faj . Por ndryshe nga Zaho dhe nipërit apo mbeskat e tua, Aura ka fatin e keq që banon afër drejtorisë së policisë. Në fakt gjëja e fundit që do mendoja ishte gazi kaq afër , në një lagje në zemër të Tiranës, ku jetojnë dhe ushtrojnë biznese qindra të huaj. Luca që banon në një kat me ne, nuk po kuptonte pse po i digjnin sytë brenda pallatit dhe vështirësinë në frymëmarrje. Realitet absurd apo jo ushtar Leshi. Ja kalon fantazisë së filmave me armë kimike. Ajri ka oksigjen dhe futet ne mushkri, pastron gjakun e barkushes së majtë. Boll të ndotur na e ka bërë Erioni me pluhur e beton po edhe gazin tënd kishim mangët. Zoti ministër, Aura nuk kupton nga pushteti dhe lëpirja jote plot sqimë e klas ndaj babait të Zahos. Ajo nuk e di kush ka vjedhur zgjedhjet, nuk kupton as thirrjet e opozitës për qeveri tranzitore e zgjedhje të lira . Nuk e ka haberin nga institucionet të plandosura nga putrat e Ariut të gjatë. Nuk kupton as deklaratat e ambasadorëve për dhunë të Bashës dhe opozitës. Nuk e njeh Sekretarin PD -së Dollapin që e shembën në dru policët e tu. Nuk ja ka haberin e koncensioneve e PPP-ve . As vetingut dhe as prokurorisë. Hapjen e negociatave dhe integrimin jo e jo. Aura nuk njeh as Murrizin, Rudinën, Gjuzin dhe as Patozin. Nuk ja ka haberin as nga bombat molotov dhe as partitë. Nuk njeh as Sorecën, as Borchard dhe as Mogherinin. Por sonte më kërkoi kuptimin e shprehjes, “Derr i ndyrë” . Sonte jo vetëm e helmove Aurën por mori inat kukullat e dashura “Peppa Pig”. Në inat e sipër sonte përveçse të quajta ty dhe shefin tënd “derra të ndyrë” u zura ngushtë me vajzën 5 vjeçe duke i treguar foton tënde dhe të shefit tënd si dy shkaktarët e lotimit të syve … Ndërsa ajo kembëngulte e bindur se kishte vetëm Dady Pig,Mammy Pig, Sister Pig dhe Brother Pig. E pranoj teksa po e rivija prapë në gjumë pas dalldisë helmuese te gazit dështova katërcipërisht ta bindja Aurën pse po ju krahasoja me derrat… Ajo vazhdon të jetë shumë e bindur se derrat përveçse janë të mirë nuk helmojnë me gaz femijët brenda në shtëpi natën vonë dhe duke fjetur gjumë. Dhe kishte të drejtë.Duhet pa kushte ndonjëherë ti thuash derrit Dajë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





