Ushtria izraelite flet për vrasjen e kreun e Hamasit: Ishte përgjegjës për sulmet e 7 tetorit
“Gjatë natës, avionët luftarakë të Forcës Mbrojtëse të Izraelit goditën Asem Abu Rakaba, kreun e komandës ajrore të Hamasit.
Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë njeriun që dyshohet se komandonte luftëtarët e Hamasit, të cilët depërtuan në Izrael me paragliderë më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit postoi në X, e njohur më parë si Twitter: “Brënda natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit.
“Abu Rakaba ishte përgjegjës për UAV-të e Hamasit [mjetet ajrore pa pilot], dronët, paragliderët, zbulimin ajror dhe mbrojtjen. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael me paragliderë dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë.”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



