E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e Azem Hajdarit lë mandatin e deputetes U bashkohet  studentëve
Politikë

Vajza e Azem Hajdarit lë mandatin e deputetes U bashkohet studentëve

Ditën e Rinisë, sot me 8 dhjetor, këtë datë simbolike ka dorëzuar mandatin e deputetes vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari.

Ajo shprehet se do t’i bashkohet protestës së studentëve dhe do të zhvishet nga çdo funksion politik për të çuar në fund amanetin e babait të saj.

Rudina Hajdari tha:

Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatit për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre. Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, por për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund.
Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve.
Falënderoj studentët e dhjetorit, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.