E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Valdrin Pjetri është leksioni i fundit i hidhur për Ramën por Basha….
OP-ED

Valdrin Pjetri është leksioni i fundit i hidhur për Ramën por Basha….

Valdrin Pjetri është leksioni i fundit i hidhur i Ramës  që më në fund ka  kuptuar se ligji i dekriminalizimit është bërë për t’i mbajtur larg politikës, të gjithë ata Valdrina,Ervina, Artura,apo Elvisëra,  që të fshehin të shkuarën e tyre. 

Pas  batërdisë që kryeministri bëri në katapultimin e ‘valdrinroshëve’ në nivele të larta të shtetit dhe pushtetit, duke e bërë faqen shollë me justifikime të neveritshme jo vetëm për socialistët e ndershëm dhe dinjitozë , por duke bërë qesharake dhe leckë edhe dinjitetin e shtetarit përballë të huajve.  Sot kjo dorëheqje shah-mat e Valdrinit me hotele e plot pasuri e ka carmatosur dhe e ka lënë në një cep plot llucë të nakatosur  Ramën përballë shqiptarëve dhe të huajve. Edhe Valin kishte mangut në këtë gusht përvëlues politik. Tepsia edhe pse gati  e boshatisur nga llokmat  për miqtë e Valdrinit, Gjushit, Vilmërave  dhe PPP-ve , duket si një kockë e   fortë që  i ka ngec keq kryeministrit në gurmaz dhe ndoshta ky është momenti  që  stërkalat e zullumit me gjithpushtetshmërinë e frikshme  të Edi Ramës ta bëjnë kaq pis, sa nuk do të mund ta rikuperojë  përvecse me gjeste të forta prej lideri. E kjo për Ramën thjeshtë është  e pamundur, prandaj duket se Bashës që kishte ngelur  anës Bunës pa ujë, Valë-Drini i dha një as të fortë moral para ndërkombëtarëve dhe qytetarëve të Shqipërisë.

A do të dijë ta shfrytëzojë jo më vetëm me aleatët opozitarë  por me intelektualët, pedagogët, mjekët, mësuesit, armatën  antikonformiste të shoqërisë civile, biznesin e vogël dhe të mesëm ndoshta dhe  të majtëve të lodhur, të na bindë me  një Platformë Kombëtare? A do  të mundet të kërkojë pa ekuivoke mbështetje dhe frymë. Frymën për të jetësuar një shtet të së drejtës, një formë  përfaqësimi dhe qeverisje me moral dhe jo mocal sic po e mbyll Rama?

Ndoshta akoma nuk është i vonuar  që  të mbledhë rreth vetes edhe të rinj universitarë, demokratë dhe ish-demokratë, rreth platformës së shpëtimit të shtetit dhe falimentit si komb.  Nëse do të vazhdojë që të presë sa të  trashet dhe shtohet zullumi valdrinian i Ramës , kjo është humbje jo vetëm për Bashën por jemi të dënuar të respektojmë  pa kushte poturet  e bardha  dhe nallanet e Edi Ramës. Sepse ai ende  beson  në zemërgjërsinë   e votave të socialistëve të thjeshtë. Ka ardhur momenti që të gjithë bashkë te mundim këtë moment të keq historik, duke përfshirë në platformë të gjithë  zërat e shëndoshë të shqiptarëve të vertetë, të cfarëdo bindjeje me një kusht; të mos jenë antishqiptarë, qelbësira, kriminelë dhe trafikantë.  

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.