E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Valëvitësi i flamurit në protestë Agron Jemini rrëfen kërcënimet
Lajme

Valëvitësi i flamurit në protestë Agron Jemini rrëfen kërcënimet

Janë përpjekur të më largojnë! Në shesh deri në largimin e Ramës 

Agron Jemini, një prej protestuesve që prej javësh shfaqet në shesh me flamurin shqiptar në duar, thotë se është përballur me kërcënime dhe tentativa për ta larguar nga protestat kundër qeverisë.

I ftuar në ‘Programin e Drekës” në News24, Jemini rrëfeu se ndaj tij janë bërë përpjekje të ndryshme për ta bindur që të tërhiqet nga protesta, por ai pretendon se nuk është dorëzuar dhe se do të vijojë të dalë në shesh.

Sipas tij, një prej episodeve ka ndodhur gjatë protestës së diasporës, kur dy vajza i janë afruar dhe i kanë thënë të heqë dorë nga qëndrimi i tij.

“Më erdhën dy vajza dhe më thanë: ‘Lëre betejën se gjyshi ynë ka vdekur nga tre plumba. Kështu që lëre betejën, po lufton kot’.”. Jemini tha se janë tentuar të përdoren edhe çështje personale për ta larguar nga protesta.

“Janë përpjekur të gjejnë edhe disa çështje personale, por nuk ia kanë dalë.’. Pavarësisht këtyre episodeve, ai deklaroi se do të vijojë të protestojë dhe se nuk e konsideron veten pjesë të ndonjë force politike.

“Unë nuk merrem me politikë, por ndikohem vetëm nga flamuri”, tha Jemini. Jemini tregoi se për të flamuri shqiptar është bërë simboli kryesor i angazhimit të tij në protestë dhe se çdo pasdite shkon në shesh.

“Te flamuri kam gjetur vetëveten. Sa shkon ora 6 e pasdites unë fluturoj, shkoj aty te sheshi. Sot është dita e 75.”. Ai pretendon se disa herë është tentuar ta largojnë nga protesta, por sipas tij pa sukses.

“Disa herë janë përpjekur të më largojnë, por nuk ia kanë dalë. Unë aty do shkoj derisa të kem frymë.”. Në fund, Jemini u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës dhe tha se do të vazhdojë të jetë në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.