E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vangjush Dako në qeli/ KRRT miratoi shtesën e lejes kur ndërtimi kishte përfunduar
Lajme

Vangjush Dako në qeli/ KRRT miratoi shtesën e lejes kur ndërtimi kishte përfunduar

Si  u zbulua pallati i dëmtuar nga tërmeti me Google Earth

Në  dosjen hetimore, të Vangjush Dakos  zbulohen shumë nga të pathënat e arrestimit të ish-kryebashkiakut.

Sipas burimeve , hetuesit e kanë verifikuar pallatin për të cilin akuzohet Dako me imazhet e Google Earth.

Në momentin që ndërtimi kishte përfunduar, KRRT e drejtuar nga Vangjush Dako, miraton shtesën e lejes.

Në një vendim të papritur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, non grata për akuzat e korrupsionit të rëndë. Dako, i cili ishte politikani më i rëndësishëm socialist në qarkun e Durrësit dhe një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Edi Rama, ndodhet tani në qeli me urdhër të SPAK (Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Akuza kryesore kundër Dakos janë shpërdorimi i detyrës për një leje ndërtimi të dhënë më parë për një pallat që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, si dhe pjesëmarrja në një tender për zhvillimin e bregdetit të Currilave, ku është pretenduar se është shkaktuar një dëm prej 18 milionë lekësh buxhetit të shtetit. SPAK ka firmosur urdhër arresti edhe për 6 persona të tjerë, të përfshirë në këto akuza.

Kryeministri Rama, i cili dikur mbronte Dakon me pathos, në momentin e arrestimit të tij u distancua prej tij. Megjithatë, ka dyshime të tjera të përfshirjes së Dakos me grupe kriminale në zonë, për të cilat vazhdojnë hetimet.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga një emision televiziv, hetimi i SPAK është iniciuar në vitin 2020 pas kallëzimit të një grupi banorësh të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Banorët pretendonin shkelje në lejen e ndërtimit dhe mungesë të kontrolleve teknike gjatë ndërtimit.

Këto akuza janë ndoshta arsyeja për shpalljen e tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.