Vasili sulmon Ramën: E kishe vetëm gjithë policinë, kanabizove Shqipërinë
Kryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e përsëritur të Kryeministrit Edi Rama se do që timonin e qeverisjes ta ketë i vetëm dhe me asnjë parti të tjerë
Në një status në Facebook, Vasili shkruan se nëse Rama do ta kishte vetëm të gjithë Qeverinë, vendi do të kishte shkuar në greminë, njësoj siç ndodhi me policinë që u kanalizua gjithë Shqipëria.
“Rama i do gjërat që t’i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë”, shkruan Vasili në Facebook.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


