E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vazhdojnë surprizat në Spanjë, pas Barcelonës dhe Realit, edhe Valencia bën blofin
Sport

Vazhdojnë surprizat në Spanjë, pas Barcelonës dhe Realit, edhe Valencia bën blofin

Zhgënjen Valencia. Skuadra e Marcelino Garcia Torral nuk përfitoi dot nga hapi fals i Barcelonës kryesuese për ta ngushtuar në vetëm 2 pikë diferencën mes tyre në renditje, apo për të thelluar distancën me Real Madridin, që dje barazoi pa gola në fushën e Atletiko Bilbaos.

“Los Che” u mposhtën në “Coliseum Alfonso Perez” në Madrid, me rezultatin 1-0 nga Getafe në një ndeshje ku skuadra vendase luajti për 65 minuta me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Arambarrit.

Valencia pësoi kështu humbjen e parë sezonale dhe tashmë është -5 nga Barcelona dhe e sheh veten vetëm një pikë përpara Atleticos së Madridit që pozicionohet e treta.

Ndaj Getafes, Valencia vuajti disa mungesa të rëndësishme si ato të Guedes, Garay-it dhe Murillos ndërsa në pushimin mes dy pjesëve humbi edhe mesfushorin francezin Kondogbia po për shkak dëmtimi.

Në kryeqytet vendosi gjithçka goli i Bergaras në të 66-ën, goditja e të cilit u devijua nga një mbrojtës kundërshtar. Valencia goditi shtyllën me Dani Parejon, por pavarësisht përpjekjeve për të barazuar shifrat në fund doli pa pikë nga Madridi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.