E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Our Story

Vazhdon romanca e vitit: ‘Krimineli’ me një miliardere

Nuk kalon një javë pa fotot e saj në median rozë.

Chloe Green, vajza e miliarderit Sir Philip Green, e kalon shumicën e kohës në jahtet e babait në Mesdhe.

Jeta është thjesht pushime për 36-vjeçaren.

Jo më kot, pasi babai i saj ka në pronësi tre jahte të mëdhenj.

Por së fundmi, e bija ka ngjallur shumë debat në rrjetet sociale.

Trashëgimtarja e ‘Top Shop’ u fotografua duke u puthur me të dashurin e ri.

Ai është Jeremy Meeks, i cilësuar si krimineli më seksi.

Para disa kohësh mediat publikuan foton e tij në rajonin policor dhe ajo bëri xhiron e rrjetit.

Meeks është anëtar i një bande kriminale.

Pasi doli nga burgu, ai u bë i famshëm, madje mori pjesë edhe në disa sfilata mode.

Në IG ai ka plot 1.2 milionë ndjekës, të cilëve u postoi një foto me të dashurën e re.

“Gjithçka është e mundur,” shkruan ai.

Chloe nga ana e saj postoi një foto në restorant me të dashurin e ri, ku shkruante: “Vetëm fillimi. Ne e vlerësojmë të gjithë dashurinë dhe urrejtjen”.

Por çfarë do të thotë babai miliarder?

Ai e ka vajzën e tij si dritën e syve.

Edhe pse mediat thonë se ai është ‘krimineli më seksi’ apo ‘banditi me sy blu’, sërish ai mbetet një njeri me të kaluar të dhunshme.

33-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Jo vetëm kaq.

Në një rast ai është arrestuar pasi rrahu një djalosh 16-vjeçar dhe e bëri ‘petë’.

Aq i dhunshëm është ai, sa i kanë ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Zyrtarët thonë se është një nga kriminelët më të dhunshëm në zonën e tij.

Në vitin 2002 është arrestuar dhe dënuar për vjedhje.

Në një rast u arrestua pasi ishte agresiv ndaj policëve.

I akuzuar për vjedhje identiteti, i dënuar për ngarje të makinës nën ndikim të substancave të ndaluara, ai është pjesë e bandës “Cribs”, një nga më të rrezikshmet në SHBA.

Jo vetëm kaq, por ai është i martuar dhe ka një vajzë, të cilën thuhet se e mbron shumë.

Pasi çifti i pazakontë u fotografua duke pushuar në Turqi, Jeremy u largua për në SHBA drejt bashkëshortes së tij Melissa.

U duk se romanca u shua, por Jeremy ka depozituar letrat për divorc me të shoqen.

Pasi ka kryer këtë veprim, ‘krimineli’ më seksi në botë u kthye sërish në krahët e miliarderes.

Të dy u fotografuan duke u puthur në një pishinë në Los Angeles, pikërisht në ditën kur gruaja e tij Melissa, festonte zemërthyer ditëlindjen.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.