E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdekja e ish-deputetit të PD, reagimi i kunatit të tij, Arbër Çepani: Pse na e bëre o Gert?
Lajme

Vdekja e ish-deputetit të PD, reagimi i kunatit të tij, Arbër Çepani: Pse na e bëre o Gert?

Moderatori Arbër Çepani ka bërë një reagim prekës pas ndarjes nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani.

“Pse na e bëre o Gert… Pse na e bëre”, ka shkruar Arbër Çepani në një postim në InstaStory.

Gerti Bogdani ishte i martuar me motrën e Arbër Çepanit, aktivisten Edlira Çepani.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti. Ish-deputeti i PD-së u nda papritur nga jeta mesditën e sotme (18 shtator) dhe dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Ish-deputeti i PD-së po pinte kafe me miqtë e tij në hotel “Rogner” në Tiranë kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai u ka thënë se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.

Kur Gerti Bogdani nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Më pas, është njoftuar ambulanca dhe ish-deputeti u dërgua në spitalin e QSUT ku mori ndihmën mjekësore, por nuk arriti që të mbijetojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.