Vdes pacienti i parë me koronavirus në Britani
Ndërron jetë nga koronavirusi pacienti i parë britanik, autoritetet nisin kërkimet intensive për personin që i transmetoi virusin vdekjeprurrës.
“Më vjen keq të njoftoj se një pacient në Angli që testoi pozitiv me COVID-19 ka ndërruar jetë”, tha shefi i zyrës mjekësore, Chris Whitty.
Sipas tij, personi që ndërroi jetë në spitalin “Royal Berkshire” ishte në moshë të thyer dhe kishte probleme të tjera shëndetësore.
Sakaq, në SHBA, guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo ka njoftuar se janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



