Vedat Muriqi dënoi Realin e Madridit, mbrëmë në Majorka
Vedat Muriqi është shqiptari që dënoi Realin e Madridit, mbrëmë në Majorka. Pasi Reali po fitonte 1-0, në minutën e 53, lojtari i përfaqësueses së Kosovës, shënoi një gol të arrirë me kokë, duke barazuar ndeshjen dhe duke e mbajtur atë rezultat deri në fund.
Edhe pse në fushën e lojës ishte Mbape, Modriç, Vinicus, Belingham, apo yje të tjerë botërorë, shqiptari Vedat Muriqi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Vërtetohet dhe një herë që futbolli luhet me zemër dhe jo me prepotencë e miliona.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



