Vejusha ngelet “thatë”, themeluesi i “Playboy” nuk i ka lënë anjë cent nga pasuria e tij
Shumë prej femrave që kanë qëndruar afër legjendës së “Playboy”, Hugh Hefner, kanë shpresuar se do të marrin ndonjë pjesë të pasurisë së tij miliona dollarshe.
E, duket se Hefner i ka zhgënjyer shumë vajzat bionde, ndër të cilat është dhe gruaja e tij, Kristal Harris. Mëngjesin e sotëm, kjo e fundit, ka ngelur vejushë me vdekjen në moshën 91-vjeçare të themeluesit të “Playboy”, i cili ka lënë pas një pasuri marramendase.
Bukuroshja 31-vjeçare nuk do të marrë asnjë qindarkë nga pasuria e tij. Ajo u martua me Hefner në vitin 2012 në një ceremoni që u zhvillua në pallatin famëkeq ‘Playboy’. Kristal ishte 60 vjet më e re se Hugh Hefner. Ky i fundit ishte 86-vjeç kur lidhi kurorë me gruan e tretë, Kristal.
Hugh Hefner e nisi si përpjekje e një njeriu të vetëm do të kthehej shumë shpejt në “markën” që përvijoi kulturën seksuale të shekullit XX. Modelet e bëshme të “Playboy”-t u shndërruan në objekt fantazie për miliona meshkuj, ndërsa Hefner sfidoi kështu hapur puritanizmin amerikan. Rolin e “playmate” e kanë interpretuar në vite edhe plot yje të Hollivudit.
Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra. Me gruan e tretë, Chrystal Harris, lidhi kurorë në vitin 2012, kur ishte 86 vjeç, ndërsa ajo ishte 60 vjet më e re.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



