Veliaj bëri dhëndrrin e Fatmir Xhafës drejtor në bashki

Ditjon Baboçi, pasi u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës

Fatmir Xhafaj doli këtë të enjte hapur kundër kryeministrit Edi Rama dhe në mbrojtje të mikut të tij Erion Veliaj, pasi ju kapën drejtorët hajdutë duke vjedhur në Bashki.

Enveristi i fundit dhe 99-çi i parë, Fatmir Xhafaj, pa u skuqur dhe pa u vënë aspak në siklet, sulmoi jo vetëm Edi Ramën, por edhe SPAK-un.

Enveristi Xhafaj mbron Veliajn, mikun që i bëri dhëndrin drejtor

Enver Hoxha dhe Fatmir Xhafaj

Xhafaj bëri avokatinë e Veliajt, mikut të ngushtë që i bëri dhëndrin drejtor të Urbanistikës për 4 vitet e mandatit të parë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Dhëndri i ish-ministrit të Ramës, Ditjon Baboçi, pasi u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës duke përfituar nga influenca dhe lidhjet e vjehrrit, u bë krahu i djathtë i Erion Veliajt.

Ditjon Baboçi, i përfolur dhe akuzuar nga opozita për abuzime, ka dhënë 500 leje ndërtimi në 4 vitet e para.

Dhe ky njeri që mbyti me kulla Tiranën, tashmë dyshohet se është i përfshirë në biznese të ndryshme deri në ato me leje energjitike.

Enveristi Xhafaj mbron Veliajn, mikun që i bëri dhëndrin drejtor

Ditjon Baboçi dhe Erion Veliaj

Dhe Xhafaj sot doli dhe mbrojti Veliajn, mikun që i mbajti nën strehë dhëndrin. Xhafaj mbrojti drejtorët hajdutë të Veliajt, duke qenë se edhe dhëndri i tij është pjesë e organizatës së lalit, me ndryshim që nuk ndodhet ende pas hekurave.

Publikuar nga Publik Media