E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj  dyfishon fondet për menaxhimin e plehrave në Tiranë, ndërsa SPAK  ka frikë të marrë të pandehur për djegësin e Tiranës
Lajme

Veliaj dyfishon fondet për menaxhimin e plehrave në Tiranë, ndërsa SPAK ka frikë të marrë të pandehur për djegësin e Tiranës

Erion Veliaj kërkon më shumë para për të menaxhuar mjedisin në kryeqytet. Për vitin 2024 Veliaj ka parashikuar të financojë për programin e menaxhimit të mbetjeve Urbane 2,9 miliardë lekë, ose më shumë se 27 milionë euro. Shifrat janë në rritje pasi kjo shumë është 47 % më e lartë se në vitin 2020. Sipas buxhetit të Bashkisë në programin e menaxhimit të mbetjeve për 2024-2026 përfshihen pagat për sektorin e pastrimit të qytetit, mbledhja, transportimi dhe depozitimi i mbetjeve. Nga 2.9 miliardë lekë në vitin 2024, parashikohen 3.09 miliardë lekë në vitin 2025 dhe në vitin 2026 në 3.23 miliardë lekë.

Këtu lindin dyshime pasi krahasuar me vitin 2020, Tirana nuk është rritur aq shumë sa të kërkohet dyfishimi i parave për menaxhimin e mbetjeve. Në rritje është vetëm dëshira për të gllabëruar taksat e qytetarëve, për t’i dhënë me tendera apo koncesione fiktive. 13 zyrtarë, mes tyre përgjejës së së Bashkisë së Tiranës, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Ministrisë së Mjedisit, u arrestuan për fiktivitetin e kontratës së Inceneratorit të Tiranës për menaxhimin e plehrave të kryeqytetit.

Mirëpo as ky paralajmërim nuk mjaftoi për Erion Veliaj, i cili duhet të ishte pjesë e listës së të arrestuarve. Kompania e drejtuar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri ka përfituar milionë euro nga taksapaguesit e Tiranës, por jo vetëm. Fabrika e përpunimit të mbetjeve duhet të digjte plehrat dhe të ulte kosotot e trajtimit të tyre, por e gjithë kjo skemë ka rezultuar korruptive dhe në dëm të buxhetit të shtetit. SPAK ndërkohë nuk guxon të marr si të pandehur Veliajn, i cili po sfidon drejtësinë duke shpërdoruar paratë publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.