Veliaj harxhon 60 MLN të tjera për Kopshtin Zoologjik 2 vjet pas inaugurimit

Erion Veliaj vazhdon të vjedhë i qetë paratë e qytetarëve të Tiranës, pavarësisht shfaqjeve të Ramës në publik se gjoja do godasë korrupsionin. Veliaj , i cili lejoi pastrimin në masë të parave të drogës në Tiranë, fakt për të cilin askush nuk po e heton ende, ka vazhduar ndërkaq të vjedhë edhe 60 milionë lekë të tjera me motiv Kopshtin Zoologjik.

Ky i fundit u inaugurua gjithë propagandë më 4 qershor 2022 por rezultoi të ishte një dështim i plotë dhe aspak “një ndër kopshtet zoologjike më të mira në Ballkan” siç shprehej Veliaj dikur. Ndonëse Veliaj i dha rreth 7 milionë euro Paqsor Buzit me shokë për ndërtimin e këtij kopshti në një tender të dyshimtë, vetëm 2 vjet më pas na dilka se duhen harxhuar edhe rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH për riparimin e rrethimeve elektrike të kafshëve të egra (felinë).

Është e paqartë se si na qenkan prishur rrethimet elektrike pa u bërë akoma 2 vjet, por është dukshëm e qartë nga ana tjetër se Veliaj po vjedh dy herë, edhe para dy vjetësh, edhe sot kur kërkon të harxhojë 60 milionë lekë shtesë.

Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-01082-04-12-2024 dhe me objekt “Shërbim i riparimit të rrethimeve elektrike të kafshëve të egra (felinë)”. Fondi limit është caktuar në vlerën 4,995,116 lekë të reja pa TVSH ose rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Tenderi ndërkohë është edhe i dyshimtë në vetvete pasi kanë marrë pjesë vetëm dy garues, nga të cilët ka fituar ai që ka dhënë shifrën më të lartë. Fitues është shpallur firma ARTEO 2018, e cila rezulton në pronësi të Artan Topit.

Ajo fitoi për vlerën 4,892,500 lekë të reja pa TVSH ose gati 60 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë ndërkohë rezulton të jetë sa 98% e fondit limit të tenderit.

Publikuar nga Publik Media