E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj i jep ‘El Chapo’ Besnik Lulaj, i ‘Marina Bay’,  324 MLN lekë për një çati konvikti
Lajme

Veliaj i jep ‘El Chapo’ Besnik Lulaj, i ‘Marina Bay’, 324 MLN lekë për një çati konvikti

Lekët e studentëve shkojnë në duart e bosëve të drogës “El Chapo”. Besoj të gjithë e dimë tani në çfarë gjendje janë godinat e konvikteve në Tiranë, qoftë ato të studentëve apo konviktet e shkollave të mesme profesionale. Studentet ankohen, mediat denoncojnë, por e vetmja lëvizje që ka bërë kryebashkiaku Erion Veliaj është riparimi i fasadave me fondet që u mblodhën për tërmetin e vitit 2019.

Ndërsa tani hap qesen e korrupsionit dhe do të shpenzojë milionat vetëm për të rregulluar një çati. Në dokumentin më poshtë shihen të dhënat e tenderit me objekt “Ndërtim çati e re për Konviktin Ekonomik, Bashkia Tiranë”, për të cilin do të shpenzohen 324 milionë lekë .

Ky konvikt është rikonstruktuar njëherë në fund të vitit 2016 dhe atëherë Veliaj u mburr se është në gjendjen më të mirë. “Konvikti i Shkollës Ekonomike është në dispozicion të nxënësve që studiojnë në Tiranë, tërësisht i rikonstruktuar dhe me kushte të mira”, është shprehur Veliaj asokohe.

Por, paska harruar t’i ndërtojë çatinë dhe u kujtua tani pas 7 vitesh. Në fakt ai është zgjuar për t’i xhiruar vlerën e radhës oligarkut të Vlorës dhe mikut të Ramës.

Sepse sikur shohim në dokument, pa garë të rregullt dhe me vlerën më të lartë, tenderin e ka fituar bashkimi i operatorëve “I 2 A” shpk në pronësi të Nustret Nelës dhe “VALONA KONSTRUKSION” shpk, në pronësi të Besnik Lulajt.

Në fakt për këtë tender kanë shfaqur interes edhe 6 operatorë të tjerë, madje dy prej tyre kanë ofertë rreth 110 milionë lekë më lirë se fituesi, por janë përjashtuar menjëherë në fazën e parë, pa iu lënë mundësi konkurrimi të drejtë. Sigurisht që ofertat më të lira duheshin marrë parasysh, por Veliaj e kishte paracaktuar fituesin sepse bëhej fjalë për bosin Lulaj.

Ai është pronari i kazinosë “Marina Bay”- Vlorë, por në fakt pas kësaj lavatriçe që pastron para është karteli meksikan “El Chapo”.

Sipas të dhënave të QKB-së, kazino “Entertainment & Gaming Sh.A” figuron në pronësi të Lulajt por edhe të mafies së drogës Luftar Ali Hysa, i cili gjithmonë në skandalet e bëra justifikohet se ka vetëm 1% të kazinosë.

Gjithsesi kjo nuk mund ta fshehë gjullurdinë që bëhet brenda asaj kazinoje nën urdhrat e Lulajt dhe Hysajt.

Media meksikane “El Universal” ka shkruar me fakte se Pronarët e “Marina Bay” janë të lidhur me Kartelin e Sinaloas. “Ismael Zambada García i njohur si El Mayo është aleat me mafien shqiptare dhe sipas shkrimit të “El Universal” ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa”, shkruan “El Universal”.

Burimet e inteligjencës të medias meksikane përmendin se ky grup shqiptar ka lidhje edhe me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), i kryesuar nga Michoacan capo Nemesio Oseguera Cervantes, El Mencho. Edhe para aleancës me Ismael Zambada García, krimi i organizuar shqiptar kishte lidhje vetëm me trafikantët kolumbianë dhe ekuadorianë të drogës në Amerikën Latine.

Ndërsa duhet të theksojmë se Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj janë miqtë të mirë edhe me kryeministrin Edi Rama. Madje ky i fundit e ka pritur Hysën në zyrën e tij, por duke fshehur qëllimin e vërtete të vizitës. Tani urdhëron Veliajn t’u mbush arkën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.