Veliaj i ngul një tjetër kullë 200 metra të lartë Tiranës
Ndërtues oligarku Besnik Bami dhe turku Çelik i BKT
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holding” sh.p.k.”,-është njëra prej 12 lejeve për kulla në kryeqytet të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit për vitin 2023.

Kryeqytetit do i zihet fryma nga betoni teksa ngrihen kullat qiell-gërvishtëse me para droge, të pastruara për pushtetarët apo nga paratë e taksave të popullit.

Këtë radhë oligarku që do ngrejë kullën e quajtur “Barcelona Tower” është oligarku Besnik Bami i “Bami shpk”, përfitues i qindra tenderave publikë e miliona eurosh nga paratë e popullit shqiptar.

Qendra e Tiranës do të lulëzojë nga paratë e lara në beton teksa në cepat e këtyre kullave do ulen të varfërit për t’u lypur lëmoshë atyre që i kanë vjedhur popullit.

Kulla 202 metra e lartë me 54 kate, 6 nëntokë, do të ndërtohet aty ku është Shtëpia e Gjetheve dhe filiali i BKT, ngjitur me selinë e PS nga ku miratohet betonizimi i Tiranës. Kjo kullë do të jetë ngjitur me Green Tower Forever tek Gjykata.

Zotëruese e truallit ku do të ndërtohet përbindëshi gjigant është turku Ahmet Çalik i BKT. Kompania e tij Arkestate zotëron po ashtu të gjitha pronat e ish-Albtelecom, pasi e falimentoi kompaninë dhe e shiti.

Kjo nuk është kulla e vetme që do të ndërtojë Çalik. Me lejen e Erion Veliajt do ndërtohen edhe dy kulla të tjera me mbi 40 kate, njëra prej tyre tek ish-selia qendrore e BKT.

Rama ka deklaruar se është ende i pakët numri i kullave në Tiranë dhe numri i kullave në të ardhmen do të jetë i konsiderueshëm.
Kjo gjë cilësohet pozitive nga qeveria dhe patronazhistët duke iu shitur përrallën me mbret se “përmirësohet imazhi i qytetit dhe investohen miliarda euro e taksa që mbledh bashkia është e lartë dhe përdoret në përmirësimin e pjesës tjetër të qytetit.”
Kur në fakt realiteti është se Tirana po shndërrohet në një kryeqytet fasadë me bekimin e kryetarit me para të pastruara në kulla e më shumë para të futura në xhepin e pushtetarëve.

Sipas kësaj liste Barcelona Tower do jetë kulla e 7-të më e lartë në botë përsa i përket kullave të përdredhura.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



