E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj korrrupsion edhe me ajrin e Tiranës
Lajme

Veliaj korrrupsion edhe me ajrin e Tiranës

I jep Elvis Xhaferrit 123 MLN lekë për “planin e cilësisë”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ka mbyllur aplikacionin “Tirana ime” që jepte ndotjen e ajrit në kohë reale, ka ndaluar daljen çdo të dhëne lidhur me matjet e cilësisë së ajrit në kryeqytet, ka nxjerrë jashtë funksionit pikat e monitorimit, së fundmi porosit një plan veprimi për cilësinë e ajrit!

Vini re! Vini re! Kërkohet një plan për cilësinë e ajrit! Ky njoftim në Agjencinë e Prokurimeve Publike i bashkisë Tiranë e bën gjithçka të nisë nga “viti zero”. Në fakt janë hedhur me qindra milionë lekë për stacionet e matjes së cilësisë ajrit, ka vendim qeverie për planin menaxhimit, ka plane bashkie, projekte të porositura dhe të pakërkuara.

Njoftimi është thjesht vulosja e një afere korrupsioni e kryetarit Veliaj ku i jep një fond mbi 123 milionë lekë një mikut të tij për të shkruar ca faqe “plan”.

Konkretisht, institucioni prokuruesBashkia Tiranë ka zhvilluar një tender me objekt “Hartimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit” me fond limit 12 305 556,00 lekë.

Data e njoftimit të hapjes së procedurës ishte më 18 tetor 2024, ndërsa afati i dorëzimit të dokumenteve ishte deri më 4 nëntor 2024, ditë në të cilën është mbajtur tenderi.

Çfarë kërkohet nga hartuesi i planit? “Objektivi, -sipas letrave të tenderit,-është të përcaktojë masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit që synojnë të shmangin, parandalojnë ose pakësojnë efektet e dëmshme në shëndetin publik dhe mjedisin në territorin e Bashkisë Tiranë. Synojmë monitorimin e cilësisë së ajrit, për të dalë në rezultate konkrete duke analizuar të dhënat në mënyrë që të ndërhyjmë në zonat ku janë tejkaluar vlerat limit”.

Tenderi me “Flamur të kuq”

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, përshkruan tenderin Open Data Albania. Monitoruesi e vlerëson tenderin me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Siç mësojmë nga dokumentet e tenderit, në procedurë morën pjesë dy operatorë konkurrues, megjithëse nuk pati asnjë lloj gare. Pjesëmarrësit janë operatori ekonomik ”QENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT” shpk dhe bashkimi i operatorëve ekonomik ”ENVIRONMENTAL MANAGEMENT CONSULTANTS” shpk & “ALPHA STUDIO” shpk.

Fituese u shpall “QENDRA E MONITORIMIT TE MJEDISIT”, me ofertë 11 484 000,00 lekë pa llogaritur TVSH dhe më datë 20 janar është njoftuar vendimi në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Operatori tjetër është skualifikuar megjithëse kishte ofruar ta bënte “planin” me më pak lekë, me 11,321,000 lekë pa tvsh. Por kur në porosia është dhënë nga kryetari, nuk diskutohet fituesi.

Pronari i kësaj kompanie Elvis Xhaferri është mik i vjetër i Veliajt. Ai shfaqet herë si ekspert që mbron politikat e bashkisë për mbetjet dhe landfillin, herë si sipërmarrës ku merr tendera për auditin se sa i pastër është kryeqyteti.

Në vitin 2022, kjo kompani kreu auditin e pastërtisë mjedisore të porositur nga shoqëria e bashkisë ECO Tirana. Objekti i tenderit ishte “Auditim vjetor për sisteme të menaxhimit (Cilësia, Mjedisi, Siguria në vendin e punës) me të ardhurat e Eco Tirana sh.a. Tenderi edhe në këtë rast është dhënë me “Flamur të kuq”.

Harxhim i kotë i parave të arkës së bashkisë

Sipas vendimit të qeverisë që rregullon këtë çështje, autoriteti që kryen matjet, rekomandimet dhe koordinon e njësitë vendore është Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Ndërsa Erion Veliaj ka ndërhyrë vazhdimisht për të marrë këto kompetenca me qëllim që të manipulojë të vërtetën e ajrit të ndotur të kryeqytetit.

Dokumenti më poshtë është Vendimi i Këshillit të ministrave nr, 412 i datës 19 qershor 2019 “Për miratimin e planit kombëtar për menaxhimin e cilësisë ajrit”

Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi ka mbyllur aplikacionin “Tirana ime” që jepte ndotjen e ajrit në kohë reale, ka ndaluar daljen çdo të dhëne lidhur me matjet e cilësisë së ajrit në kryeqytet, ka nxjerrë jashtë funksionit pikat e monitorimit, së fundmi porosit një plan veprimi për cilësinë e ajrit!

Vini re! Vini re! Kërkohet një plan për cilësinë e ajrit! Ky njoftim në Agjencinë e Prokurimeve Publike i bashkisë Tiranë e bën gjithçka të nisë nga “viti zero”. Në fakt janë hedhur me qindra milionë lekë për stacionet e matjes së cilësisë ajrit, ka vendim qeverie për planin menaxhimit, ka plane bashkie, projekte të porositura dhe të pakërkuara.

Njoftimi është thjesht vulosja e një afere korrupsioni e kryetarit Veliaj ku i jep një fond mbi 123 milionë lekë një mikut të tij për të shkruar ca faqe “plan”.

Konkretisht, institucioni prokuruesBashkia Tiranë ka zhvilluar një tender me objekt “Hartimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit” me fond limit 12 305 556,00 lekë.

Data e njoftimit të hapjes së procedurës ishte më 18 tetor 2024, ndërsa afati i dorëzimit të dokumenteve ishte deri më 4 nëntor 2024, ditë në të cilën është mbajtur tenderi.

Çfarë kërkohet nga hartuesi i planit? “Objektivi, -sipas letrave të tenderit,-është të përcaktojë masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit që synojnë të shmangin, parandalojnë ose pakësojnë efektet e dëmshme në shëndetin publik dhe mjedisin në territorin e Bashkisë Tiranë. Synojmë monitorimin e cilësisë së ajrit, për të dalë në rezultate konkrete duke analizuar të dhënat në mënyrë që të ndërhyjmë në zonat ku janë tejkaluar vlerat limit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.