E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj sa shumë  para  të  shpërdoruara për fasada e DEKORE !
Lajme

Veliaj sa shumë para të shpërdoruara për fasada e DEKORE !

Rezulton se Veliaj ka harxhuar plot 5.2 milionë euro vetëm për fasadë, zbukurime, dekore, flamuj dhe banderola.

Erion Veliaj është pa dyshim koka e “fasadave”. Gjithçka që ai bën, gjithçka që ai shpërndan, qofshin foto, video, artikuj, deklarata etj, i bën vetëm për fasadë, pasi realitetin e Tiranës po e shohin përditë të gjithë banorët e saj.

Rezulton se Veliaj ka harxhuar plot 5.2 milionë euro vetëm për fasadë, zbukurime, dekore, flamuj dhe banderola. Është e pabesueshme por e vërtetë. Këto shifra janë pagesa të bëra nga Thesari i Shtetit për një periudhë 4 vjeçare nga viti 2019 deri më sot.

Mjafton një vështrim i thjeshtë për të parë se këto para janë shpërndarë kryesisht për aktivitete të ndryshme ku dominojnë shërbimet e dekorit të Tiranës “qyteti europian i sporteve”. Më tej paratë janë shpenzuar për maratona, festa kombëtare e aktivitete të ngjashme. Për shembull vetëm për Samitin i Berlinit zhvilluar pak javë më parë, janë paguar mbi 220 mijë USD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.