E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KACIDHJA i Veliajt   83 MLN lekë  tender pa garë për kompjuterë
Lajme

KACIDHJA i Veliajt 83 MLN lekë tender pa garë për kompjuterë

Drejtori i UKT-së, Elton Kacidhja, vartës i Erion Veliajt shpërdoron lekët e mbledhura nga faturat e kryeqytetasve.

Ndërkohë, pasi u dyfishoi çmimi i ujit (në 2017 tarifa u rrit me 44%), cilësia e shërbimit vazhdon të mbetet e dobët. Këtë herë drejtori i Lali Erit po hedh në erë 83 milionë lekë për kompjuterë zyre. Ç’ndodhi, dolën jashtë mode kompjuterët që janë blerë çdo vit?

Këto para nuk do të shkonin për ndonjë investim direkt për cilësinë e ujësjellësit, por Kacidhja parashikon të blejë disa kompjuterë që kushtojnë si të jenë vetura. Sipas dokumentit do të blihen 45 kompjuterë për zyra brenda 5 ditëve. Në dukje është një tender i thjeshtë, për një furnizim që mund të shpenzoheshin shumë herë më me pak para dhe në rrugën e duhur. Në fakt më mirë do të ishte një riparim dhe mirëmbajtje.

Epo këtu kemi sërish një por… Kacidhja është mësuar që të vjedhë në çdo tender.

Jo vetëm që i blen këto kompiutera me dyfishin dhe trefishin e çmimit në treg, por e zhvillon prokurimin pa konkurrencë.  Drejtori i Veliajt nuk ka frikë të shkelë ligjin “Për Prokurimet Publike”, sepse kështu bën edhe shefi i tij. Bihet menjëherë në sy  një “Red Flag”  që  i është vënë tenderit nga Open Data Albania  për shkak të mungesës së konkurrencës.

Sipas të dhënave të publikuara për këtë tender, janë paraqitur me oferta 4 kompani, por drejtori veproi ashtu siç ka mësuar nga praktikat e Erion Veliajt. Ai i dha fitoren ofertës më të shtrenjtë. Më saktë, ia dhuroi këtë kontratë, duke përjashtuar përnjëherësh ofertat e tjera më të lira. Kështu mbeti mbi tryezë vetëm  zarfi i kompanisë ATOM sh.p.k.

Kjo kompani ka për administrator Endri Luga, i cili është edhe ortak me 20% të aksioneve.

Gjithashtu bashkëpronarë të tjerë janë edhe Armand Agolli që zotëron 40% të aksioneve si dhe Luan Basha gjithashtu me 40% të tjera. Ata janë me fat që bashkëpunojnë me drejtorët e Lali Erit, duke fituar më shumë se sa është e mundur.

Urojmë që  Veliaj  ta tërheqë këmbën zvarrë drejt SPAK-ut bashkë me drejtorët e tij për shpjeguar se ku i çojnë këto lekë të taksapaguesve!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.