Veliaj vilë me 3 kate te “Kodra e Diellit”
Kryebashkiaku i Tiranës që e quan veten “zdroms”, rezulton se ka shtuar pasurinë e tij me apartamente apo vila me tri kate në një zonë rezidenciale.
Erion Veliaj shfaqet shpesh si kreu i asaj që ai e quan organizatë, ku një grup drejtorësh janë arrestuar nga SPAK-u si hajdutë.
Gazetari Artan Hoxha është shprehur në një emision televiziv se Veliaj ndërtoi papafingon e banesës së tij gjatë fushatës elektorale.
“Ky është problemi i atij kryetarit të bashkisë, edhe Bushati banon aty dhe unë kam qenë nja 2 vjet me qira atje dhe më ka bërë shumë mirë ajo, mua më sollën aty për të më mbrojtur, se ishte paguar nga burgu për të më vrarë. Më sollën aty se ishte zonë e mbrojtur ku jetonte Veliaj, ku erdha unë atje tek Kodra e Diellit, Veliaj kishte vetem një kat, pyete çik Bushatin, sot ka tri kate. Si i ka bërë 3 kate aty? Ishte një aktor sipër atij, iku ai aktori, e mori Veliaj, u bë edhe papafingo. Ajo papafingo u bë gjatë fushatës elektorale, vinte vinçi dhe bllokonte rrugën”, u shpreh Artan Hoxha
Një prej këtyre denoncimeve është edhe ajo e gazetarit Artan Hoxha. Gazetari në 26 Dhjetor të vitit 2023 tha se Erion Veliaj jetonte te “Kodra e Diellit”, ku fillimisht aty kishte vetëm një kat pallati dhe më pas i bëri 3 kate, duke shtuar edhe papafingon. Sipas Hoxhës këto shtesa u bënë gjatë fushatës elektorale.
“Ky është problemi i atij kryetarit të bashkisë, edhe Bushati banon aty dhe unë kam qenë nja 2 vjet me qira atje dhe më ka bërë shumë mirë ajo, mua më sollën aty për të më mbrojtur, se ishte paguar nga burgu për të më vrarë. Më sollën aty se ishte zonë e mbrojtur ku jetonte Veliaj, ku erdha unë atje tek Kodra e Diellit, Veliaj kishte vetem një kat, pyete çik Bushatin, sot ka tri kate. Si i ka bërë 3 kate aty? Ishte një aktor sipër atij, iku ai aktori, e mori Veliaj, u bë edhe papafingo. Ajo papafingo u bë gjatë fushatës elektorale, vinte vinçi dhe bllokonte rrugën”, u shpreh Artan Hoxha.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë të dhënë së fundi i hodhi poshtë këto akuza, duke pretenduar se banon me familjet e tij, aty ku ka banuar para se të merrej me politikë, ndërsa shtoi se nuk ka përfituar asnjë qindrakë nga paratë e qytetarëve.
“S’ka pasur asnjë përfitim personal, jetoj po aty ky kam jetuar, me familjen time përpara se të meresha me politikë dhe nuk ka sot një njeri në këtë qytet ose në këtë vend, të vendosë gishtin dhe të më thotë që Erion Veliaj ka kërkuar këtë apo atë”, u shpreh Velliaj.
Pavarësisht pretendimeve të kryebashkiakut, fotot tregojnë se Veliaj fillimisht ka marrë apartament te “Kodra e Diellit”, por më pas këtij apartamenti i ka shtuar 2 kate të tjera, gjithashtu i ka shtuar një ashensor personal të jashtëm.
Nuk dihet nëse kryebashkiaku zotëron leje për shtesat që ka bërë në apartament. Ajo që dihet më siguri është se në një nga këto apartamente jetonte më herët aktori i humorit Gazment Paja, i cili është shpërblyer nga qeveria me statusin e investitorit strategjik.
I pari i kryeqytetit pretendon se jeton në të njëjtin vend si më herët, pyetja që lind është: A cilësohet më i njëjti vend, nëse nga një apartament njëkatësh, janë bërë 3, duke shtuar këtu papafingo dhe ashensor privat?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





