E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëllai i Lefter Kokës flet për aferën djegësave: Përgjegjësit janë Rama dhe Veliaj
Lajme

Vëllai i Lefter Kokës flet për aferën djegësave: Përgjegjësit janë Rama dhe Veliaj

Lefter Koka dhe Edi Rama
Lefter Koka dhe Edi Rama

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar gjatë seancës së sotme se në burg ndodhet për shkak të ish-kryeministrit Sali Berishës.

Por vëllai i tij Nard Koka ka deklaruar se mbrapa inceneratorëve është kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjatë një bisede telefonike me Çim Pekën, pasi ishte i ftuar në Syri Tv, Koka u shpreh se vëllai i tij, para se të dorëzonte Ministrinë ka firmosur një kontratë për inceneratorët, por më pas të gjitha gjërat janë bërë nga Veliaj dhe qeveria.

Biseda e plotë:

Çim Peka: Para se të dorëzonte mandatin e deputetit i ka dhënë garanci Rama që nuk ndodh gjë?

Nard Koka: Po, që fola me amerikanët, ti s’ke ‘non grata’. Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi

Çim Peka: Kush ja shkruajti tekstin e dorëheqjes vëllait?

Nard Koka: S’e mora vesh. Pas takimit me Ramën vetëm e pash në media që e kishte shkruar. Janë fjalët e Ramës që i kisha dëgjuar para dy muajsh.

Çim Peka: Pra ti po thua që Rama i dha garanci që kam fol me amerikanët, nuk ka non grata, nuk ka hetim, nuk ta bëjnë malore

Nard Koka: Nuk do të shpallin non grata, nëse ti nuk jep dorëheqjen do jetë malorja e rëndë, por në qoftëse e jep dorëheqjen malorja do jetë më e bute

Çim Peka: I premtoi që s’do ketë burg?

Nard Koka: Po i ka thënë që do jesh në arrest shtëpie.

Çim Peka: Po Rama ka ndërhyrë realisht për ta liruar dhe thjesht s’ka pas mundësi apo e ka gënjyer?

Nard Koka: Thjesht e ka mashtruar sepse nuk ka pas gjë në dorë. Thjesht e ka mashtruar sepse i interesonte që vëllai im të ishte në burg që tu mbyllnin inceneratorët ishte skenar me regji e Ramës që të bënte këtë punë

Çim Peka: Po me kaq sa ke njohuri ti sepse ke një jetë që merresh me politikanë të lartë te inceneratoret kush ka më shumë faj, Teri, Veliaj, Rama apo Agaçi?

Nard Koka: Ju rren menja se ka ndonjëri tjetër përgjegjësi më shumë sesa Rama, ju mendoni se do të bëheshin inceneratoret pa Ramën? Mendoshit që u bëshin inceneratorët pa Veliajn?

Çim Peka: Një pyetje, Nard ti kur ke bërë muhabet me vëllain tënd a të ka shkuar mendja ta pyesësh ndonjëherë si ka mundësi që inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe aty jepen lekët, ti ke firmos?

Nard Koka: Vëllai im realisht me aq sa di unë 2-3 ditë para se të dorëzonte ministrinë ka firmosur një kontratë që ishte kontrata për inceneratorët më mbrapa të gjitha gjërat e financuara nuk janë bërë nga vëllai im janë bërë nga Erioni, është bërë nga qeveria, s’ka lidhje vëllai im

Çim Peka: Po Erioni me vëllain tënd, me Terin ka pas komunikim për inceneratorët ose a i ka dhënë ndonjë garanci që amerikanët nuk do e shpallin nuk do e bëjnë publike non gratën?

Nard Koka: Këtë nuk ta them dot 100% por çfarë kam dëgjuar nga vëllai kanë pas komunikim ditë dhe natë.

Çim Peka: Kanë pas komunikim?

Nard Koka: 100% nuk ta jap dot, por çfarë kam dëgjuar nga vëllai po.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.