E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i qeverisë  : Digjitalizim i të gjithë sistemit të prokurimeve publike
Lajme

Vendimi i qeverisë : Digjitalizim i të gjithë sistemit të prokurimeve publike

Qeveria ka miratuar një vendim që ka të bëjë me digjitalizimin e prokurimeve publike.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku u shpreh pas mbledhjes së qeverisë, se ky projektligj do të ndikojë në të gjithë procedurën e prokurimeve publike në vendin tonë, ku do të përdoret teknologjia e avancuar dhe po ashtu inteligjenca artificiale.

‘Një nga projektligjet do të ndikojë në të gjithë procedurën e prokurimeve në vendin tonë dhe padyshim ka për qëllim të përmirësojë kuadrin rregullator të prokurorimit publik në Shqipëri duke e përafruar atë me kuadrin ligjor të prokurimit publik në BE dhe duke adresuar të gjitha gjetjet që kanë dalë gjatë procesit “Screening” në Bruksel. Ky projektligj synon digjitalizimin e të gjithë sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri duke pasur parasysh se tashmë, qeveria shqiptare ka digjitalizuar pjesën më të madhe të shërbimeve. Përqasja jonë përsa i përket inovacionit dhe digjitalizimit do të prekë edhe sektorin e prokurorimeve. Kryerja e vlerësimit automatik të plotësimit të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të parakualifikimit, si dhe zhvillimin e sistemit dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik duke përdorur teknologji të avancuara digjitale, por edhe inteligjencën artificiale që tashmë prej disa kohësh kemi filluar ta implementojmë.’- u shpreh Balluku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.