E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi i Qeverisë/ Kozeta Sevrani emërohet në krye të Këshillit të Statistikave
Lajme

Vendimi i Qeverisë/ Kozeta Sevrani emërohet në krye të Këshillit të Statistikave

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot kryetaren e Këshillit të Statistikave. Bëhet fjalë për zonjën Kozeta Sevrani, e cila deri tani ka qenë anëtare e Këshillit.

Këshilli i Statistikave është organi më i lartë i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave,

VENDOSI

Znj. Kozeta Sevrani emërohet kryetar i Këshillit të Statistikave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’, thuhet në vendimin e qeverisë.

Prof. Dr. Kozeta Sevrani është pedagoge e Informatikës dhe e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ajo është në bordin editorial të disa revistave ndërkombëtare dhe puna e saj është botuar në disa revista.

Është bashkëautore e një monografie, si edhe e katër librave. Ka disa eksperienca në mësimdhënie në universitete të huaja, si në Suedi, Austri, Norvegji, Kosovë, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.