E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi për Komisionet Parlamentare/ Alfred Rushaj: Pas përpjekjeve tona u kthye ligjshmëria!
Publik News

Vendimi për Komisionet Parlamentare/ Alfred Rushaj: Pas përpjekjeve tona u kthye ligjshmëria!

Rushaj teksa bëri me dije se ky vendim është fryt i përpjekjeve të opozitës, theksoi se deputetët e mazhorancës duhet ta kenë të qartë se nuk mund ta tjetërsojnë të drejtën e opozitës për të ngritur Komisione Hetimore dhe për të caktuar objektin e hetimit të tyre.

“Vendimi që u mor sot në Konferencën e Kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë për Komisionet Parlamentare. Pas kërkesave tona dhe përpjekjeve tona  për kthimin e ligjmërishë së Komisioneve Parlamentare u ra dakord që mbledhjet të bëhen ashtu siç e parashikon rregullorja, fizikisht, por duke respektuar të gjitha masat anti-Covid.

U ra dakord gjithashtu që tre komisionet që opozita ka paraqitur të kalojnë në seancën e datë 14 tetor për diskutim dhe miratim. U bëmë të qartë deputetëve socialistë se e drejta e opozitës për të ngritur Komisione Hetimore dhe për të caktuar objektin e hetimit është e patjetërsueshme.

Padyshim ne nuk tërhiqemi nga ajo që  kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykata Kushtetuese kanë vendosur në lidhje me objektin e komisioneve hetimore”, tha Rushaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.