E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendimi u gjykatës në Romë  shkakton  ‘tërmet’ politik
Lajme

Vendimi u gjykatës në Romë shkakton ‘tërmet’ politik

Një gjykatë në Romë urdhëroi të premten kthimin në Itali të grupit të vogël të migrantëve që u dërguan në kampet e pritjes të ngritura nga qeveria italiane në Shqipëri, duke i dhënë kështu një goditje të fortë planeve të kryeministres Giorgia Meloni për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit.

Seksioni i migracionit i Gjykatës së Romës e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të 10 shtetasve nga Bangladeshi dhe 6 të tjerëve nga Egjipti, dy vende të konsideruara jo të sigurta, nga një vendim i Gjykatës së Drejtësisë evropiane dy javë më parë.

Menjeherë pas kësaj kërkese, anija italiane e rojës bregdetare ka mbërritur në Portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm, për të marrë 12 emigrantët që pak ditë më parë ishin akomoduar në qendrën e Gjadrit. Gazetarja  Alba Kepi  në një lidhje onlinë shprehet

‘Është vërtet një tërmet politik i përqëndruar në dy drejtime, nga njëra anë kemi debate mjaft të forta, përgjigje e kundërpërgjigje, akuza, kundër-akuza mes qeverisë Meloni dhe forcave opozitare, e nga ana tjetër debat i fortë përgjigje-kundërpërgjigje mes Melonit dhe përfaqësuesve të drejtësisë italiane. Akuza këto që kanë zënë sot të gjitha faqet e para të mediave italiane, të mediave botërore apo agjencive të informacionit.

Nga njëra anë kemi Melonin që akuzon drejtësinë italiane si të politizuar, si një shtresë, e cila po i bën opozitë qeverisë Meloni, e nga ana tjetër kemi magjistraturën, të cilët e akuzojnë Melonin që po ndërton një urë mes tyre dhe drejtësisë italiane të një vendi demokratik.

Kemi nga ana tjetër forca opozitare, që kanë ka akuzuar qeverinë Meloni se po thellon borxhin e qeverisë italiane, se po çon dëm thesarin publik duke bërë një investim të tillë për të pasur një vendim të Gjykatës të Romës, e cila e hedh poshtë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.