E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetingu/ Kryeprokurori i Tropojës, probleme me pasurinë dhe profesionin
Lajme

Vetingu/ Kryeprokurori i Tropojës, probleme me pasurinë dhe profesionin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi dje seancën dëgjimore me drejtuesin e Prokurorisë së Tropojës, Artan Shtrungza, i cili u gjet me probleme në kriterin profesional dhe atë të pasurisë.

Artan-Shtrungza-1-533x400

 

Kështu, sipas relatores së çështjes, Genta Tafa Bungo, nga tetë dosjet e verifikuara nga Komisioni është gjetur një rast kur ngrihen dyshime se prokurori ka vendosur pushimin e hetimit në kundërshtim me ligjin dhe në dy raste të tjera, është konstatuar se nuk ka marrë vendime për zgjatje të hetimeve.

Gjithashtu, është konstatuar edhe një rast tjetër ku nuk ka argumentuar akuzën e ngritur. Këto probleme të konstatuara nga KPK janë pranuar edhe nga vetë kryeprokurori, i cili tha se sa u relatua qëndron dhe se këto gabime kishin ndodhur për shkak të mbingarkesës në punë.

Ndërkohë, në lidhje me kriterin e tretë, atë të vlerësimit të pastërtisë së figurës, ashtu si raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, edhe KPK tha se nga verifikimet e kryera nuk ka dyshime se prokurori ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

PASURIA

Në lidhje me kriterin e pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit ka dorëzuar pranë Komisionit një raport pozitiv për Shtrungzën, duke konstatuar përshtatshmërinë.

“ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehur pasurinë, nuk ka kryer deklarim të rremë dhe subjekti nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit”, lexoi relatorja. Por, përpos këtij raporti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kryer një hetim të thelluar, duke relatuar në seancën dëgjimore, disa gjetje sa i përket pasurisë. Duke iu referuar relacionit të Komisionit, probleme janë konstatuar me deklarimin e një banese të ndërtuar para vitit 1990, në fshatin Cërnicë të Tropojës, të trashëguar nga prindërit, sipas KPK, kryeprokurori nuk ka dorëzuar asnjë dokument pronësie.

Sipas relatores, ai ka dorëzuar një vërtetim nga kryesia e fshatit, se banesa është e paregjistruar për shkak të djegies së dokumenteve gjatë trazirave në vitin 1997. Më tej, relatorja shtoi se sa u takon deklarimeve për rikonstruksionet e kryera në këtë banesë, për shkak të mosdorëzimit të dokumenteve nga ana e prokurorit, pasqyrimi i këtyre investimeve ka mbetur deklarativ. Në relacionin e KPK, vihen në dukje edhe dy transferta nga 10 mijë lekë secila të kryera për prokurorin Shtrungza nga një tjetër shtetas, si dhe analiza financiare e 2016-ës, ka rezultuar me bilanc negativ për prokurorin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.