Veto për negociatat, Rama: Problemet mes dy miqve duhet të zgjidhen mes tyre, asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare
Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë, cdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë cka është gjëja e duhur për tu bërë, por shpresoj që nëpërmjet dialogut dhe interesave njohja e ndërsjellë do të vijë më herët sesa vonë”, tha Rama.
Sa i takon qëndrimit të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, Rama u shpreh se Shqipëria është mes dy vendeve mike. Ai u shpreh i gatshëm për të ndihmuar, por tha se në fund duhet të jenë vetë dy vendet për të zgjidhur situatën.
“Qëndrimi ynë si Shqipëri është qëndrim për të cilin askush nuk duhet të na ketë zili. Jemi mes dy miqve që s’kanë të bëjnë me ne. Por gjërat janë këto që janë dhe procesi është i ndërtuar në një mënyrë të tillë që duhet respektuar ashtu sic është. Nuk jemi këtu për të mbajtur anë. Jemi thjesht duke shpresuar dhe mbështetur faktin që të dyja të flasin dhe ta zgjidhin mes tyre. Nëse është nevoja, ne jemi gati të ndihmojmë, por ndihma jona është thjesht të themi ju lutemi flisni, komunikoni, sepse këto çështje mund të bëhen më të ndërlikuara. Sa më shumë të flasësh për ta aq më shumë ndërlikohen nëse nuk ka vullnet të përbashkët për ta zgjidhur dhe për të shtrënguar duart, jo nëpërmjet palëve të treta. BE po bën një purine të jashtëzakonshme, por në fund i takon bullgarëve dhe Maqedonisë se Veriut që të dalin bashkë nga kjo situatë”, u shpreh Rama.
Rama thotë se ku ka dëshirë ka zgjidhje, dhe me vullnet të mirë Maqedonia e Veriut e Bullgaria mund të tejkalojnë barrierat.
Ai thotë se Shqipërinë asgjë nuk e ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare, por momentalisht po respekton Bullgarinë e Maqedoninë e Veriut.
Rama: Do të thoja që është shumë e rëndësishm, absolutisht, për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Është mjaft e ndjeshme këtu, edhe në vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut.Por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavllnetshme, Shqipëria e Maqedonia po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të negociatave. Siç janë gjërat, besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë, ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dyja vendet e dy popujt në Bullgari e Maqedoni, kaq popuj të afërt, për një të ardhme të përbashkët. E pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje, kur ka dëshirë ka zgjidhje. Me vullnet të mirë mund të tejkalohet.Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë, aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut por shtrohet pyetja sa kohë kërkon e sa gjatë mund të presim.Siç e thashë aktualisht jemi në rregull edhe pse është e qartë që kemi përmbushur kushtet. Asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare. Do të respektojmë siç thashë në këtë moment të dy miqtë e vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht besojmë fort, besoj që mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve, mes dy popujve e dy udhëheqësve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk besoj vërtet që të tjerët mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë çka dy palët supozojnë të bëjnë e të bëjnë. Shpresoj të ndodhë shpejt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



