E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Ajaks madhështor, talentet holandezë hedhin skualifikojnë  Realin
Sport

VIDEO/ Ajaks madhështor, talentet holandezë hedhin skualifikojnë Realin

Madridi në flakë! Jo nga performanca e vendasve të Realit, sepse ajo ka ndeshje që lë për të dëshiruar, por nga talentet e Ajaksit. Miqtë nga Amsterdami, i dhanë grushtin e fundit madrilenëve duke i mundur 1-4 në shtëpi, pasi Barcelona i mundi në Kupë dhe La Liga.

ajakss

Holandezët ishin me të vërtetë fluturues. Që në fillim, shënuan me Zieh dhe Neres, në minutat 7 dhe 18, duke shtangur ekipin e Solarit, e duke qenë me një këmbë të kualifikuar. Lukas dhe Vinicius, për fatin e tyre të keq u dëmtuan, dhe lanë fushën e lojës që në pjesën e parë, dhe gjithçka u bë edhe më e lehtë për ekipin e Ten Hag.

ajaks

Në të 62-tën, Tadiç shënoi sërish për Ajaksin, edhe pse vendimi u pa për më shumë se 2 minuta në VAR, pasi vendasit kërkonin rivënie anësore, me pretendimin se topi kaloi vijën në momentin e nisjes së aksionit. Gjithsesi, gjyqtari akordoi gol të rregull, dhe Ajaksi ishte me një këmbë në çerekfinale.

Shifrat i ngushtoi Asensio në minutën e 70-të, por vetëm dy minuta më pas, mendoi Shone, i cili me një perlë direkt nga goditja e dënimit, shënoi edhe të katërtin, duke hedhur kështu Realin në “nokaut”.

totenhem

Në takimin tjetër mes Dortmundit dhe Totenhemit, nuk pati shumë histori. Edhe pse vendasit u munduan me shumë forca duke goditur portën e Loris, nuk ia dolën të shënonin. Golin e vetëm të sfidës, e shënoi Herri Kejn në minutën e 49-të, pas një shpërbërje të mbrojtjes vendase.

Kështu, dy ekipet e para që kalojnë për në turin tjetër janë Totenhemi dhe Ajaksi.

Real Madrid-Ajaks 1-4 (2-1)

GOL: Asensio 70′ / Zieh 7′, Neres 18′, Tadiç 62′, Shone 72′

62’ U deshën më shumë se 2 minuta për të vendosur. VAR-i pa rastin disa herë, pasi në momentin kur niste aksioni i golit, vendasit kërkonin rivënie anësore, me pretendimin se topi doli nga vija. Por, pasi u ripa, gjyqtari Feliks Bryzh vendosi të akordojë golin e rregullt.

Dortmund-Totenhem 0-1 (0-3)

GOL: Kejn 49

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.