VIDEO/ Aksident tragjik, një i vdekur nga përplasja e dy makinave. Emri
Një aksident me një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Siç raporton “News 24”, viktima është Behar Malka, 48 vjeç.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë. Malka raportohet se humbi jetëm gjatë transportit për në spital.
Nga pamjet e makinave pas aksidentit, duket se të dyja kanë pësuar dëme të konsuderueshme në pjesën e parakolpit.
Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun, por edhe për të zbardhur rrethanat e përplasjes së dy makinave.
Video e publikuar nga “Ora News”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



