E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Alma Kaçi: Mos t’ju vijë keq për gojën time, po për pushtetin që abuzon
Lajme

VIDEO/ Alma Kaçi: Mos t’ju vijë keq për gojën time, po për pushtetin që abuzon

Alma Kaçi, në një intervistë  për SYRI TV, tha se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.

“Pranova ta bëjë këtë për ta demaskuar në publik dhe për t’i demonstruar njerëzve se në zyrat e kësaj qeverisjeje ndodhin këto.

Unë mora përsipër shumë rreziqe sepse në ato momente kur ndodhi, nuk u mendua se do dilnin ato skena në TV, por unë kam menduar edhe rrezikun e jetës time.

Kam lexuar shume komente dhe shumë opinione nga më ekstremet, je paguar – s’je paguar .

Unë e kam bërë në kuadër të punës, kam sakrifikuar veten time.

Dhe opinionit publik mos t’i vijë keq, po e them hapur fare, për gojën time, por t’i vije keq, për një pushtet që po abuzon me qytetarët.

Ndjehem e përdorur dhe e hedhur në rrugë si një leckë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.